Për nderë të Ditës së Gruas, platforma e njohur muzikore “Spotify” e ka publikuar listën e përbërë nga dhjetë artistet më të suksesshme në botë.
Renditja në këtë listë është bërë sipas llogaritjeve të marra nga 1 janari deri më 1 mars të këtij viti. Kështu kanë bërë të ditur zëdhënësit e platformës muzikore.
Billie Eilish renditet e para në listë, duke u emëruar edhe artistja me më së shumti shkarkime në këtë platformë, transmeton Koha.net. Taylor Swift gjendet në vendin e dytë, e përcjellë tutje nga këngëtaret Ariana Grande, Halsey, Camila Cabello, Selena Gomez, Dua Lipa, Nicki Minaj, Karol G dhe Tones and I.
Me datën 8 mars, “Spotify” do ta lansojë një vegëz të re në faqen e saj, me titull “Women's History Month”, dhe ku do të përfshihen vetëm këngët dhe transmetimet e artisteve femra.
-
“Spotify” publikon listën e artistëve më të dëgjuar të vitit 2020
-
Kush është shqiptari më i dëgjuar në “Spotify”
-
Swift, muzikantja e vetme që i rrëmben dhjetë pozitat e para të toplistës “Billboard”
-
Këngët e Dua Lipës dhe Rita Orës në top 5 më të mirat në “Spotify”
-
Ariana Grande bëhet artistja më e dëgjuar në “Spotify”