Mbrëmë kishte festë në Los Angeles për Rita Orën, por me atmosferë të Britanisë së Madhe, bën të ditur “Express” i KTV-së.
Platforma për muzikë “Spotify” i ka organizuar bukuroshes Ora një ndejë me rastin e lansimit të albumit “Pheonix”, duke i rikrijuar pamjen e barit të babait të saj në Angli, dhe duke e hijeshuar vendin me gjithçka që e karakterizon këngëtaren rebele kosovare.
Rita është prekur shumë nga ky gjest dhe e ka falënderuar platformën “Spotify” disa herë në rrjetet sociale.