Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Spice Girls” përsëri probleme me zërimin

“Spice Girls” vazhduan të ballafaqohen me probleme të zërimit, derisa e vazhduan turneun e tyre të ribashkimit në Cardiff, Uells të hënën.

Fansat mbetën të zhgënjyer gjatë mbrëmjes hapëse të turneut të bendit Spice World - 2019 Tour në Dublin, Irlandë të premten, kur i kritikuan inxhinierët teknikë të Croke Park në mediat sociale për shkak se e kishin prishur përvojën e tyre në koncertin e parë të rikthimit të bendit, sepse nuk mund ta dëgjonin asnjë nga vokalet e yjeve.

Mel B e adresoi këtë reagim në Instagram gjatë fundjavës, duke u zotuar se problemet janë zgjidhur me kohë për koncertin e ardhshëm të yjeve të hitit “Wannabe” në Cardiff, shkruan KOHA Ditore.

Megjithatë, si duket problemet nuk janë rregulluar plotësisht, pasi që një grup pjesëmarrësish shkruajtën në Twitter pas koncertit të së hënës në Stadiumin e Principatës për t'u ankuar për cilësinë e zërit përsëri.

"#SpiceGirls ishin të mahnitshme sonte në Cardiff @principalitysta, por mëkat që zërimi ishte i tmerrshëm... është mëkat i vërtetë dhe duhet të adresohet nga @spicegirls," tweetoi një komentues, ndërsa një tjetër shkroi, "@spicegirls ishte mëkat që ende nuk e keni rregulluar zërimin në koncertin tuaj në Cardiff sonte. Nuk munda ta dëgjoj gjysmën!"

Një tjetër pjesëtar i publikut ishte edhe më i tërbuar, dhe kërkoi që Mel B, Mel C, Emma Bunton dhe Geri Horner të publikonin kërkimfalje zyrtare: "@spicegirls kurrë më mos ejani në Cardiff t’i “plaçkitni” njerëzit përsëri. Duhet të kërkoni falje publike dhe t’i rimbursoni fansat të cilët u prekën nga problemet e zërimit. Ishte përtaci dhe mashtrim që nuk e keni zgjidhur problemin me zërimin pasi koncerti në Irlandë shkoi kaq keq. Kërkoni falje tani!".

Edhe Adhuruesit të zemëruar me rikthimin e “Spice Girls” Showbiz Adhuruesit të zemëruar me rikthimin e “Spice Girls”

Raportet sugjerojnë se publiku me vendet të vendosura në dysheme ishin ata që u preken më së shumti nga problemet teknologjike, megjithëse yjet e popit dhe përfaqësuesit e vendit ku u mbajt koncerti ende nuk kanë komentuar për këto pretendime.

“Spice Girls” në vijim do të performojnë në Manchester të mërkurën.