Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adhuruesit të zemëruar me rikthimin e “Spice Girls”

Emma (43), Geri (46), Mel B (44) dhe Mel C (45), të njohura si “Spice Girls”, në fund të majit të kaluar e filluan turneun e tyre. Të hënën ato u paraqitën në Coventry në Angli.

Edhe pse shumë fansa u mahnitën me performancën e tyre skenike, shumë të tjerë, megjithatë, u zhgënjyen, siç thanë, nga organizimi katastrofik.

“Spice Girls” ishin absolutisht të mahnitshme. Ato tërësisht më kthyen në fëmijëri. Megjithatë, organizimi i koncerteve ishte deri tani më i keqi ndonjëherë”, – tha një fans në rrjetin social pas koncertit.

Shumë të tjerë u pajtuan me të. Atyre u pengoi që radha për të hyrë në koncert ishte shumë e gjatë dhe se pritej për disa orë. Kjo është arsyeja se pse disa fansa e humbën performancën e këngëtares Jess Glynne e cila këndoi para “Spice Girls”. Frustrimi i tyre nuk mbaroi me kaq. Në hyrje të Richot Arena, përkundër një numri të madh vizitorësh nuk kishte kontroll cilësor, shkruan KOHA Ditore.

“Askush nuk i kontrolloi çantat tona apo biletat”, – shkruan fansat në rrjetet sociale.

Edhe “Spice Girls” përsëri probleme me zërimin Showbiz “Spice Girls” përsëri probleme me zërimin

Ata gjithashtu u ankuan për radhët shumë të gjata për WC, si dhe faktin se pas koncertit duhej të prisnin rreth dy orë për taksi.

Si pjesë e turneut rikthyes, “Spice Girls” do të performojë në 13 koncerte. Vajzat nuk po interpretojnë në formacion të plotë, atyre u mungon Victoria Beckham, e ashtuquajtura Spice Posh. Tashmë pas kthimit të tyre të parë, fansat u ankuan për një numër problemesh me zerimin gjë që ua prishi përshtypjen e tyre të përgjithshme. Një pjesë e publikut madje thuhet se nuk kishte durim ta prisnin fundin e koncertit. Përveç kësaj, Mel B i tronditi ata me sjellje të pahijshme dhe duke twerkuar në skenë. Nga ish-pushtueset e skenës, sot ka mbetur vetëm një kujtim i disa kohërave të kaluara dhe më të suksesshme.