Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sonte fillon festivali i filmit “Tribeca”

Derisa festivali i filmit “Tribeca” e mbanë edicionin e tij të 21-të, Robert De Niro dhe Jane Rosenthal, të cilët e kanë themeluar atë, thonë se temat sociale do të vazhdojnë të jetë në qendër të kësaj ngjarjeje.

Festivali i anuluar në vitin 2020 për shkak të pandemisë, u rikthye vitin e kaluar me një edicion hibrid dhe goxha vështirë për t’u organizuar shkaku i masave të rrepta të sigurisë, derisa filmat pjesëmarrës u shfaqën në ambient të hapur në lokacione të ndryshme të New Yorkut.

Por tani, festivali rikthehet në formatin tradicional dhe organizatorët janë tejet të entuziazmuar këtë gjë.

Festivali i filmit “Tribeca” filloi si një mënyrë për të ndihmuar në rimëkëmbjen e Manhatanit, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Tani 20 vjet më vonë, festivali shpreson ta ringjallë qytetin pas pandemisë së koronavirusit.

Me ngjarje të shumta që po ndodhin aktualisht nëpër botë, si lufta në Ukrainë, ylli i kinematografisë, Robert De Niro, thotë se festivali do të solidarizohet me popullin ukrainas në disa mënyra të ndryshme, përfshirë këtu një deklaratë të mundshme nga presidenti i vendit, Volodymyr Zelenskyy.

“Kjo do të ishte një mënyrë për të adresuar atë që po ndodh atje. Është më e pakta që mund të bëjmë dhe mendoj se do të kishte ndikim në mënyrën e vet të thjeshtë”, deklaroi aktori.

Edhe Hollywoodi s’do të jetë i pranishëm në Cannes Kulturë Hollywoodi s’do të jetë i pranishëm në Cannes

Festivali fillon të mërkurën mbrëma me premierën e dokumentarit të Jennifer Lopezit, “Halftime”.

Dokumentari fokusohet në superyllin ndërkombëtar që ka frymëzuar njerëzit për dekada me këmbënguljen, krijimtarinë e shkëlqyer dhe kontributet e saj kulturore. Ai e ofron një vështrim intim prapa skenave që e zbulojnë seriozitetin dhe vendosmërinë që e bëjnë Jennifer Lopezin, ikonën që ajo është, nga performancat e saj në ekran, në skena anembanë botës, në ceremoninë e fundit inauguruese presidenciale, e deri te performanca ikonike në finalen e Kampionatit të Futbollit Amerikan, “Super Bowl”.