E gjithë bota mendoi se reperi me famë botërore, Snoop Dogg, ka ndërprerë konsumimin e marihuanës. Megjithatë, gjithçka doli të ishte “mashtrim”. Ai tash ka thënë se e ka pasur fjalën për “tymin”.
“Kam mbaruar me tymin. Unë do të vazhdoj pa tym me @SoloStove (pajisje për ngrohje)”, ka shkruar ai në reklamën të cilën e postoi në rrjetin social “X”. Pra “tymi” të cilin përmendi Snoop ditë më parë, nuk kishte fare të bënte me tymin që shkakton thithja e marihuanës. Ai e kishte fjalën për tymin që shkaktojnë oxhaku dhe pajisjet tjera për ngrohje.
“E di se çfarë po mendon? Snoop, tymi është disi ‘gjëja jote’. Por, mbarova me të. Kam mbaruar me kollitjen dhe rrobat e mia që mbanin erë të keqe. Mbarova me të. Po vazhdoj pa tym”, ka thënë reperi në reklamën e postuar. Ai po e promovon “Solo Stove”, një markë të pajisjeve për ngrohje që nuk emeton tym.
Fansat e repereit u befasuan shumë pasi postoi në llogarinë e tij në “X” se po hiqte dorë nga tymi.
Megjithatë pati edhe shumë komente të fansave se ai po përpiqet të bëjë ndonjë reklamë për ndonjë brend që mundëson thithjen e marihuanës, por pa lëshuar tym. Dhe ia kanë qëlluar deri diku.
Edhe
Snoop Dogg thotë se ka hequr dorë nga marihuana
“Më pëlqen një zjarr i mirë, por bënte shumë tym. Solo Stove veçoi zjarrin dhe hoqi tymin. Ata ndryshuan lojën dhe tani jam i emocionuar të përhap dashurinë dhe të qëndroj ngrohtë me miqtë dhe familjen time”, ka shkruar Snoop Dog të hënën.
I'm done with smoke. I'm going smokeless with @SoloStove. #ad pic.twitter.com/RwF8wnk1wp
— Snoop Dogg (@SnoopDogg) November 20, 2023
-
“Kërkimfalja” e Snoop Doggut për komentet mbi filmin “Lightyear” rezulton e rreme
-
Snoop Dogg krition paraqitjen e personazheve LGBTQ+ në filmat për fëmijë
-
Snoop Dogg do të publikojë një album për nder të nënës së tij të ndjerë
-
Snoop Dogg humbi mbi 570 mijë ndjekës pas performancës në “Crypto Ball” të Trumpit