Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Snoop Dogg e ndryshon mendimin për Trumpin

Reperi me famë botërore, Snoop Dogg, ka thënë se ka respekt dhe dashuri për ish-presidentin e SHBA-së, biznesmenin e njohur Donald Trump, përkundër deklaratave që i kishte dhënë më herët e që kryesisht ishin kundër tij.

Ai këtë e ka thënë në një intervistë për “The Sunday Times”, pasi është pyetur se çfarë mendon për Trumpin.

“Ai ka bërë shumë gjëra të mira për mua. Ai e fali Michael Harris. Kam respekt dhe dashuri për Donald Trumpin”, ka thënë reperi.

Miachael Harris është një person që ishte dënuar për tentim vrasje e kidnapim, të cilin Trump e kishte falur kur ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Më parë Snoop nuk e kishte dashur Trumpin, pasi në vitin 2019 kishte bërë thirrje te fansat që të votonin kundër tij.

Edhe Trumpi thotë se do ta kishte të vështirë ta falte P. Diddyn: Ishte shumë armiqësor me mua Showbiz Trumpi thotë se do ta kishte të vështirë ta falte P. Diddyn: Ishte shumë armiqësor me mua

Gjithashtu në një pjesë të videoklipit të tij të këngës “Lavander” në vitin 2017, ai shihet duke ia drejtuar revolen Trumpit i cili shfaqej i veshur si palaço.

Disa ditë pas publikimit të kësaj videoje, Trump i ishte përgjigjur Snoopit përmes rrjeteve sociale.

“Mund ta imagjinoni nëse ky person, karriera e të cilit ka dështuar, ndonjëherë ia ka drejtuar armën presidentin Obama? Koha për burg!”, pati shkruar Trump.

Në një intervistë për “Billboard” na atë kohë, Snoop Dogg kishte listuar shumë çështje që nuk i pëlqenin rreth Trumpit. Ai kishte thënë se nuk i pëlqen fare që është bërë president, gjithashtu nuk i pëlqen që në kohen e tij, policët janë të lejuar të vrasin njerëz e të mos mbajnë përgjegjësi dhe se njerëzit burgoseshin për 20 deri në 30 vjet vetëm pse mbanin marihuanë.

Pastaj në vitin 2020 Snoopi pati thënë se nuk e do më në presidencë Trumpin.

Edhe Snoop Dogg humbi mbi 570 mijë ndjekës pas performancës në “Crypto Ball” të Trumpit Showbiz Snoop Dogg humbi mbi 570 mijë ndjekës pas performancës në “Crypto Ball” të Trumpit

“Nuk kam votuar asnjëherë në jetë, por këtë vit më duket se do të dal e të votoj, sepse nuk dua ta shoh më atë fytyrë njeriu që qëndron në atë zyrë edhe një vit tjetër”, pati thënë reperi.