Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Skerdi shpalos projektet pas “Show”-it

Stili i veshjes, tekstet dhe interpretimi, pa dyshim sot e bëjnë një prej artistëve më të kërkuar në vendet shqipfolëse.

Ka vetëm pak ditë që nga lansimi i këngës së tij “Show”, i cili po merr vëmendje shumë të madhe.

Vera është tejet premtuese për Skerdin, as sa po vjen edhe një bashkëpunim tjetër mes tij dhe reperit Gjiko, me të cilin kishte realizuar këngën “Faje”.

Edhe pse nga Shqipëria, ai është adaptuar mjaft me “slang”-un kosovar.

Cila këngë sipas tij e bëri atë të gëzojë famën që ka sot.

Edhe pse më shumë aktiv në Kosovë, ai e njeh mirë tregun muzikor edhe në Shqipëri, e se ku ka më shumë prezencë, tregon vetë ai.

Të qenit unik dhe të bërit eksperimente në muzikë pa dyshim që luan rol të rëndësishëm në karrierën e një këngëtari, e këtë e posedon edhe Skerdi.

Ai sot ka një numër të madh të fansave, të cilët e pëlqejnë çdo paraqitje të tij, por, a është i kënaqur Skerdi me pozicionin e tij.

Të qenit aktiv në muzikë është arma më e fortë e suksesit, e këtë e ka kuptuar Skerdi qysh në fillimet e karrierës së tij, ku projektet e tij muzikore janë tejet të shpeshta, kështu që suksesi dhe fama që ka sot, nuk janë aspak të rastësishme.

Artikuj të ngjashëm