Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sir Paul McCartney mund të gjejë inspirim për muzikë kudo

Muzikanti 78-vjeçar, Paul McCartney, i ka shkruar këngët e albumit të tij të ri, “McCartney III”, deria bota ishte në karantinë si pasojë e pandemisë së koronarusit, dhe së fundmi rokeri i njohur ka treguar që deris shumë artist e kanë problem të gjejnë inspirim për të shkruar këngë kur nuk kanë ndonjë eksperiencë personale për t’u bazuar, ai kishte mjaft shumë ide në trurim e tij super aktiv.

“E dini çfarë? Mua inspirimi më vjen ngado. Jo vetëm gjatë kohës sa jam aktiv në jetën sociale. E vërteta është se shumica e teksteve të këngëve të mia vijnë nga truri im tejet aktiv, i cili gjithnjë është i angazhuar. Por këngë e mia nuk kanë nevojë të flasin vetëm për ngjarje aktuale të cilat më kanë ndodhur”, citohet të ketë thënë këngëtari.

McCartney ka shkruar këngë në të njëjtën mënyrë për dekada të tëra, dhe shumë prej këngëve të grupit “The Beatles” të shkruara nga ai nuk ishin inspiruar nga jeta e muzikantit.

Dhe kur ai vendos të inspirohet nga eksperiencat personale për ndonjë këngë, McCartney preferon të kthehet prapa në vitet 50’ dhe 60’, gjatë kohës kur ishte i ri, sepse thotë që jeta e thjeshtë dhe e zakonshme është shumë më interesante se jeta prej yllit të muzikës rok.