Simon Cowell dhe Lauren Silverman do të martohen në Londër gjatë muajit qershor.
Ylli i “Britain’s Got Talent” u fejua me Lauren Silverman – me të cilën ka djalin tetëvjeçar Eric – në fund të vitit të kaluar dhe tani është zbuluar se brenda pak kohësh ata do të martohen para miqve dhe familjes në Londër.
“Simoni mezi po pret që ta ketë Lauren si gruan e tij, dhe nuk iu duk e arsyeshme që të vonohej më shumë”, ka bërë të ditur një burim për rubrikën Bizarre të gazetës “The Sun”.
“Ai ka marrë përsipër planifikimin dhe data është caktuar në qershor.
“Ceremonia do të zhvillohet në Londër, me djalin e tyre, Eric, në qendër, sigurisht.
“Simoni dhe Lauren mezi po presin të bashkohen me familjen dhe miqtë për të lidhur martesën.
“Ka kaluar kohë e gjatë dhe tani Simoni dëshiron të ketë Lauren afër sa më shpejt që të mundet”.
Manjati 62-vjeçar i muzikës – i cili ka qenë në lidhje me Lauren që nga viti 2013 – më parë ka zbuluar se po i bënte krejt planifikimet për ditën e madhe, ngaqë nuk donte që festa të dilte “jashtë kontrollit”.
“Po i planifikoj të gjitha, përndryshe mund ta marr me mend se çka mund të ndodhë – do të jenë 600 njerëz dhe do të dalë gjithçka jashtë kontrollit, sikur festa ime e ditëlindjes së 50-të.
“Askush nuk e di se kur do të jetë - kjo do të jetë surprizë, edhe për Lauren.
Simon më parë shpjegoi se pandemia e koronavirusit e bëri të kuptonte se ai dhe Lauren duhej të martoheshin.