Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sienna Miller është “paguar pak” gjatë gjithë karrierës

Sienna Miller "më në fund e ka kuptuar se si ndihesh kur je mashkull", kur ajo u pagua njëjtë me kolegët e saj.

Aktorja 37-vjeçare foli për trajtimin e keq që i ishte bërë gjatë karrierës së saj, duke pretenduar gjatë një interviste me Porter Edit se asaj i kanë "bërtitur, është nënpaguar dhe nënvlerësuar, si dhe është trajtuar si mos më keq". Ylli i “Layer Cake” gjithashtu zbuloi se vetëm kohët e fundit ajo është paguar një "shumë të konsiderueshme parash" për herë të parë në jetën e saj.

"Më në fund e kuptova se si duket të jesh mashkull", tha ajo.

Aktorja britanike kohët e fundit foli për seksizmin "e neveritshëm" që e kishte përjetuar në Hollywood, dhe shtoi se ajo ndihet e frymëzuar nga lëvizjet “MeToo” dhe “Time's Up”, duke shtuar se "ky është moment kur femrat duhet të ngrihen, nëse asgjë tjetër, për femrat e tjera".

Image

Ajo vazhdoi të reflektojë për tërheqjen e saj nga mediat sociale dhe theksoi se edhe pse dikur e kalonte "çdo moment të lirë" në aplikacion, ajo tani është shumë më e lumtur pa të, shkruan KOHA Ditore.

"E shoh që njerëzit janë më anksiozë, më të dëshpëruar dhe më pak të lidhur sesa ishin më parë", theksoi Sienna. "Duhet të jeni të gatshëm që me të vërtetë ta ekspozoni botën dhe jetën tuaj dhe ta hapni atë për njerëzit, ndërsa unë thjesht nuk mund ta bëj këtë pa shumë anksiozë".

Artikuj të ngjashëm