Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

A mund ta arsyetojë historia personale e Smithit veprimin e tij të dhunshëm në “Oscar”

Foto: AP/Associated Press

Historia personale e jetës së aktorit, Will Smith, mund ta shpjegojë deri diku veprimin e tij të dhunshëm karshi kolegut, Chris Rock, në ceremoninë e së dielës.

Në librin autobiografik të publikuar në nëntor të vitit 2021, Smith e përshkruan në hollësi dhunën që nëna e tij Caroline e kishte përjetuar nga babai i aktorit, William, për të cilën ai bashkë me motrat dhe vëllezërit e tij kishin qenë dëshmitarë, raportoi të hënën “The Guardian”.

“Kur isha 9-vjeçar, e kam parë babanë duke e goditur nënën time në kokë aq shumë, sa ajo i humbi ndjenjat. E pash teksa pështynte gjak nga goja. Ai moment në dhomën e gjumit, ndoshta më shumë se cilido moment i jetës sime, më ka bërë burrin që jam sot”, ka shkruar ai.

{gallery}

Smith shkroi se nuk ishte vetëm dhuna që e traumatizoi, por fakti se ai nuk kishte bërë asgjë për ta ndalur atë.

Edhe Will Smith rrëfen periudhën e vështirë pas shuplakës në “Oscar” Showbiz Will Smith rrëfen periudhën e vështirë pas shuplakës në “Oscar”

“Brenda çdo gjëje që kam bërë që atëherë, çmimet dhe vlerësimet, vëmendja e publikut, personazhet që i kam luajtur dhe të qeshurat që i kam shkaktuar, kanë qenë një mënyrë delikate për t’i kërkuar falje nënës sime për mosveprimin tim atë ditë. Për faktin se nuk i dola në mbrojtje në atë moment. Dështimin për t’i bërë ballë babait tim. Për faktin se u tregova frikacak”, deklaroi ai.

Prindërit e Smithit u ndanë në vitin 2000, kur ai ishte ende tinejxher. Aktori e mbajti një lidhje të afërt me të atin, por tha se urrejtja ndaj tij u rishfaq kur ai u diagnostikua me kancer. Will i cili ishte kujdestar i tij, kishte deklaruar se në një moment i kishte shkuar në mendje ta vrasë atë.

“Si fëmijë, gjithmonë i thosha vetes se një ditë do të hakmerresha për nënën time. Në një moment, ishim në majë të shkallëve dhe lehtësisht mund ta shtyja atë poshtë dhe të shpëtoja pa u ndëshkuar. Por falë Zotit, ne gjykohemi nga veprimet tona dhe jo nga shpërthimet tona të brendshme të nxitura nga traumat”, kishte shkruar aktori në librin e tij.

Me të dalë në skenë për ta pranuar çmimin “Oscar”, Smith vazhdimisht i referohej një fuqie më të lartë, për të cilën tha se po i bënte thirrje t’i dashurojë njerëzit dhe t’i mbrojë ata. Ai shtoi se është i vetëdijshëm që duke qenë person i famshëm, i duhet ta durojë abuzimin, mosrespektin dhe njerëzit që flasin gjëra të këqija për të dhe familjen e tij, dhe  se ai duhet të buzëqesh dhe të shtiret se gjithçka është në rregull. Po ashtu, Smith tha se dashuria të bën të bësh gjëra të çmendura, si dhe i vjen keq që nëna e tij u desh ta shikonte një moment të tillë nga shtëpia.

Here's Will Smith's tearful acceptance speech at the #Oscars. https://t.co/ulvT7fsB57 pic.twitter.com/Uq2krBbBld

Lexo edhe:

Edhe Smith: Njerëzit e lënduar, mund të lëndojnë njerëz Showbiz Smith: Njerëzit e lënduar, mund të lëndojnë njerëz