Rebel Wilson i ka mahnitur fansat pasi ka humbur më shumë se 30 kilogramë.
Dhe tanimë në shesh kanë dalë hollësitë se si e ka arritur këtë transformim aktorja 41-vjeçare.
Sipas gazetës “Sunday Mirror”, ylli australian është regjistruar në qendrën shëndetësore “Vivamayr Altaussee” në Austri.
Gazeta ka raportuar se sheqeri, alkooli dhe kafeina janë të ndaluara në qendër dhe mysafirët mësohen që ta përtypin 40 herë çdo kafshatë. Programi për peshë në qendër kushton 5.097 dollarë për një javë, kurse programi dyjavor mund të kushtojë deri në 9.500 dollarë.
Sipas uebfaqes, ky program ka për qëllim që ta keni peshën e duhur dhe kjo të bëhet ashtu siç keni nevojë.
Edhe
Rebel Wilson nis një sfidë 6-javore për shëndetin
Drejtori mjekësor i “VivaMayr”-it, Maximilian Schubert, ka thënë: “Rebel ka përparuar tepër shumë. Vullneti, disiplina dhe përqendrimi i saj në këtë rrugëtim i kanë sjellë sukses”.
Rebel e ka shpallur vitin 2020 si “vit i shëndetit” dhe ka punuar shumë për t’iu përmbajtur ushtrimeve dhe ushqimit të shëndetshëm, duke humbur 30 kilogramë.
Në nëntor, aktorja e komedisë ka njoftuar me shumë krenari në “Instagram” se e ka arritur peshën e dëshiruar prej 75-kilogramësh.
“E kam arritur qëllimin tim një muaj më herët! Ndonëse nuk ka të bëjë me numrin e peshës, por ka të bëjë me të qenët e shëndetshme. Është dashur ta kem një masë si qëllim dhe ishte 75 kilogramë”, ka shkruar aktorja e “Bridesmaids”.
Sipas revistës “People”, transformimi mbresëlënës i Rebelit është pjesërisht falë planit dietal të metodës Mayr.
Një burim ka thënë për revistën se ajo ka pasur “rezultate të mrekullueshme” falë ushqimit, gjersa ka qëndruar në qendrën austriake dhe ka vazhduar ta zbatojë atë plan.
Edhe“Është një metodë që e largon ushqimin jotolerant, e zvogëlon sheqerin, inkurajon që ushqimi të hahet ngadalë, e përmirëson sistemin imunitar dhe e redukton inflamacionin”, ka thënë një burim.
“Ajo ushtron me një trajner personal deri në gjashtë herë në javë, ec çdo ditë dhe han shëndetshëm vazhdimisht”.