Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Si duhet të përzgjidhet kënga shqipe për “Eurovizion”

Gazetari Avni Qahili, i cili ishte mysafir në emisionin “Talk” të KTV-së, tash e disa vjet përcjell për së afërmi Festivalin Evropian të Këngës, “Eurovizion”, meqë është pjesë e delegacionit nga Maqedonia.

Duke folur për pjesëmarrjen e Shqipërisë, Qahili ka thënë se po bëhen shumë gabime të mëdha duke nisur nga mënyra se si përzgjidhet kënga dhe për këtë lë fajtorë vet stafin e festivalit të RTSH-së, nga ku përzgjidhet kënga.

Por, Qahili ka një ide se si duhet të përzgjidhet kënga shqiptare për të marrë pjesë në “Eurovizion”.