Victoria Beckham ka zbuluar se ka qenë e detyruar të thërret mjeshtrin gjatë distancimit social pasi që shtëpia e familjes së saj u përmbyt për shkak vaskës së stërmbushur me ujë, shkruan FemaleFirst.
Tashmë disenjatorja e modës, Victoria Beckham publikoi një video të mjeshtrit i cili po përdorte një aparat kundër lagështisë për të tharë tepihun, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo shkroi, “ndreqje emergjente nga mjeshtri i distancuar socialisht! Kush do të thoshte?!”.
Victoria dhe bashkëshorti i saj, David, shpejtë pas incidentit publikuan foto duke ecur në natyrë.
“Ecje e së shtunës nën diell, por dikush s’është e impresionuar me kapelën time”, shkroi David Beckham, ish-futbollist i Manchester Unitedit.
Gruaja e tij u përgjigj duke thënë, “Kapela dukej ok, para se ta shkelte dikush”.
