27-vjeçarja me origjinë nga Kosova, Françeska Murati, ka rrëmbyer 5 nga 8 çmimet e akorduara për vajzat pjesëmarrëse në “Miss London 2023”.
Qysh e vogël ajo bashkë me familjen kanë ikur nga lufta në Kosovë për në Britani. Siç ka rrëfyer ajo, fëmijërinë në Britani s’e ka pasur fare të lehtë, pasi është bullizuar jo vetëm ajo por u janë hedhur gjësende para derës së shtëpisë së familjes. Prindërit e saj ishin të lumtur në vendin e vet, por nuk patën mundësi tjetër pos të iknin që të shpëtonin jetët e tyre, shkroi gazeta britanike “MyLondon”.
“Ata duhej të iknin, një natë mblodhën gjërat pa paralajmërim”, ka thënë ajo.
Murati tregoi se familja arriti të shkonin fillimisht në Francë dhe nga Franca përmes Kanalit arritën në brigjet britanike.
Por, Murati ndërsa ka kujtuar kohën e vështirë nga lufta në Kosovë, ajo shprehu se e ndjen veten britanike.
“E konsideroj veten si londineze të vërtetë. E dua origjinën time, jam shqiptaro-kosovare. Mund ta flas gjuhën mirë, por definitivisht jam britanike dhe më pëlqen të jem britanike. Britania është shtëpia ime dhe nuk mund ta imagjinoj veten duke jetuar diku tjetër”.
-
Imazhi me pritjen e Ferdonije Qerkezit si mural kujtese e thirrje për drejtësi
-
Rita Ora: Rritja si refugjate më bëri kjo që jam
-
Bajrami: Nga Kosova po ikin më shumë njerëz se nga vatrat e luftës - Murati: S’i kupton statistikat
-
Në Kosovë jetojnë rreth 300 refugjatë – rrëfejnë për dhimbjen, sfidat, guximin e shpresën
-
Osmani: 26 vjet më parë mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa