Tregu ndërkombëtar i muzikës, veçanërisht ai në Amerikë, konsiderohet oqean të cilit jo çdokush i mbijeton. Dëshira për të depërtuar atje është e madhe, por edhe mundi dhe përkushtimi po ashtu.
Synime për t’u bërë pjesë e industrisë amerikane të muzikës ka edhe këngëtari shqiptar Senad Memishi, emri artistik i të cilit është Senn Doe. Ai ka vite që jeton në Atlant, derisa muzika thotë se është traditë familjare dhe diçka që e bën me shumë pasion.
Senn Doe, për Express të KTV-së, bëri të ditur se depërtimi në tregun e muzikës në Amerikë është tejet i vështirë, marrë parasysh konkurrencën e madhe atje. Ai tashmë ka realizuar disa projekte, duke lidhur kështu bashkëpunime edhe me muzikantë.
Artikuj të ngjashëm
-
Shawn Mendes shpreson të ketë ndikim në kulturë përmes muzikës
-
Ylli kenian i këndon jetës në Amerikën e Trumpit
-
Tentativat e këngëtarëve shqiptarë për depërtim në tregun ndërkombëtar
-
Industria e muzikës përherë në ndryshim, sfidë e përparësi
-
DJ Regardi i Kosovës në skenat botërore: “Gjithçka mund të arrihet”