Këngëtari i mirënjohur kosovar, Sinan Vllasaliu, këtë të diele ishte mysafir i emisionit “1 Kafe me Labin Summer” të KTV-së.
Vllasaliu gjatë bisedës në emision ka folur për angazhimet e tij të tanishme për këtë sezon verore si dhe për këngën e tij më të re, “Shpija e Babës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi theksoi se është shumë i kënaqur me këngën e re, është pritur shumë mirë nga fansat e tij, por, siç thotë ai, është tejet i kënaqur me këtë këngë sepse porosia e saj ka shkuar në vend.
“‘Shpija e Babës’ është pritur shumë mirë nga fansat dhe jam shumë i kënaqur që porosia e këngës ka shkuar në vend. Kam dëgjuar shumë raste ku njerëzit që kanë vënë në shitje shtëpinë e trashëguar nga prindërit apo dikush tjetër, kanë larguar shpalljen e shitjes së shtëpisë”, është shprehur këngëtari Vllasaliu.
Kënga “Shpija e Babës” është prodhim i Emracom, ndërsa tekstin dhe muzikën e ka shkruar Ilir Berani, transmeton Koha.net. Ndërkaq, orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Virusi.