Autorja e serisë së librave “Batman” ka shpjeguar pse shoku i superheroit që luftonte krimin, Robin, kishte ardhur koha që të deklarohej biseksual.
Robini fillimisht iu bashkua superheroit të njohur më 1940, për t’i ndihmuar në mbajtjen e sigurisë në rrugët e Gotham Cityt.
Në edicionin e fundit të “Batman: Urban Legends”, Robini, i njohur si Tim Drake, ka zbuluar orientimin e tij seksual.
Shkrimtarja Meghan Fitzmartin ka thënë për BBC-në se ky fakt i dukej se ishte “pjesa që mungonte” në gjithë tregimin.
“U ktheva dhe lexova një mori librash, me të cilët u rrita dhe thjesht kalova ca kohë me atë personazh për të kuptuar se cilat histori doja t’i tregoja dhe ishin këto pjesë që vazhdonin të bashkoheshin dhe mendoja se nuk kishte kontekst pa këtë pjesë të fundit për ta bërë atë ta kuptojë seksualitetin e tij, se kjo është pjesë e asaj që ai është si person dhe si personazh”, ka theksuar ajo për BBC-në. “Më dukej sikur kjo ishte një pjesë që mungonte në të kuptuarit e këtij personazhi, kështu që ishte një lloj ecjeje përpara në këtë drejtim”.
Me kalimin e viteve, alter-egoja e Robinit është përshtatur nga personazhe të ndryshme në histori, nga Dick Grayson deri te Damian Wayne, nëpërmjet Jason Toddit dhe Tim Drakes. Në një fazë, e dashura e Draket, Stephanie Brown, veshi uniformën dhe veproi si asistentja e besuar e Batmanit, por u pushua nga puna për mosrespektimin e urdhrave të tij. Në numrin e fundit të serisë antologjike, Drake, tani përsëri në rol, e pranon takimin me një djalë tjetër.
Fitzmartin thotë se kaloi shumë kohë duke punuar dhe duke u lutur për t’u siguruar që momenti dhe mënyra në të cilën ai deklarohet të jenë të drejta.
Edhe
Scarlett Johansson pritet t’i bashkohet kastit të filmit “The Batman Part II”
Për shumë njerëz, deklarimi apo skena e Robinit ishin shpërfaqur prej kohësh, pas gjithë këtyre viteve në shtyp dhe në ekranin e madh e të vogël.
Kritiku i radios amerikane, Glen Weldon, nga NPR ka shkruar se “për dekada me radhë, homofobët që kërkojnë të bëjnë shaka të liga dhe fansat e çuditshëm që vuajnë për ta gjetur veten në librat që duan, kanë ndarë një qëllim të përbashkët të pamundur - të nxjerrin Robin, ndihmësin e besueshëm të Batmanit, nga dollapi”.
Autorja e Batmanit shpreson se e ka bërë këtë gjë me sa më shumë respekt që është e mundur.