Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kryeministri i Kanadasë ndahet nga bashkëshortja

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij, Sophie, janë shkurorëzuar, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Çifti deklaroi se “do të mbeten familje e ngishtë me dashuri e respekt të thellë”, nëpërmjet Instagramit.

Ata ishin martuar në Montreal në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë së bashku. Zyra e Trudeaus tha se çifti ndonëse ka nënshkruar ndarjen, do të vazhdojnë të dalin publikisht.

“Ne mbetemi familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë”, thuhet në reagimin e përbashkët të 51-vjeçarit dhe 48-vjeçares.

Çifti kërkoi privatësi për “mirëqenien” e fëmijëve të tyre.