Shfaqja e Victoria Beckhamit në Javën e Modës në Paris është ndërprerë nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, të cilët iu bashkuan modeleve të saj në pasarelë.
Grupi për Trajtimin Etik të Kafshëve (Peta) ka thënë se ky veprim ishte protestë kundër përdorimit të lëkurës së kafshëve në industrinë e modës në përgjithësi.
Protestuesit kishin veshur bluza që shkruanin “Kafshët nuk janë material”.
Më pas, Victoria doli në skenë dhe falënderoi të pranishmit.
Ndërsa brendi i saj nuk përdor lesh apo lëkurë të kafshëve, Peta ka thënë se disa dizajne janë të krijuara me to, shkroi BBC.
Aktivistët e Petas janë të njohur për protestat e tyre nëpër ngjarje dhe zakonisht protestojnë nëpër ngjarje të modës.
Artikuj të ngjashëm
-
Harper Beckham e pikëlluar nga largimi i vëllait të saj Brooklyn
-
Brooklyn Beckham “i zemëruar” që prindërit e përfshinë në postime për Ditën e Babait
-
“Met Gala” 2026: Arti, moda dhe tepihu i kuq si vend për “performim”
-
Victoria Beckham nuk e dëgjon “zhurmën” që bëjnë mediat
-
Victoria Beckham tregon se si ajo dhe David përballuan tensionet në familje pas akuzave të djalit