Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shfaqen detajet e reja për vdekjen Dolores O’Riordan

Këngëtarja irlandeze, Dolores O’Riordan ndoshta ka vdekur si pasojë e mbidozës së ilaçeve të dhëna nga farmacistët.

Lajmin e ka publikuar “Santa Monica Observer”, sipas së cilës policia ka gjetur pranë trupit të këngëtares së bendit “Cranberries” një sasi të madhe ilaçesh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dolores O’Riordan ndërroi jetë më 15 janar në moshën 46-vjeçare.

Sipas shkrimit të publikuar mendohet se e njëjta drogë ka shkaktuar edhe vdekjen e Princit dhe ndoshta edhe të Tom Pettyt, transmeton tch.

Para se të dalin në një prononcim, autoritetet presin rezultatet e ekzaminimit toksikologjik por nuk mund të përjashtohet edhe mundësia e vetëvrasjes.