Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sharapova publikon numrin e telefonit, pranon mbi 2 milionë mesazhe

Foto: Bild

Javën e kaluar, tenistja e njohur Maria Sharapova ka publikuar numrin personal të telefonit në Twitter dhe ka bërë një kërkesë nga fansat.

“Më shkruani se si jeni, më bëni pyetje ose vetëm më thoni ‘Hello’. Recetat e mira po ashtu janë të mirëseardhura”, ka shkruar rusja 32 vjeçare, raporton revista “Bild”, transmeton Koha.net.

Vetëm 40 orë pas kërkesës interesante, tenistja ruse ka treguar se ka pranuar rreth 2.2 milionë mesazhe.

Por, nuk ka zbuluar përmbajtjen e mesazheve.

Gjithashtu, nuk dihet se sa fansa e kanë kontaktuar atë deri tani.