Këngëtarja e famshme kolumbiane, Shakira, doli nga skena ku po performonte pasi e vërejti që disa fansa po e filmonin atë poshtë fundit.
Këngëtarja kishte veshur një fund dhe po kërcente në koncertin në Miami, kur pa se po filmohej me telefona celularë nga disa të pranishëm. Ajo fillimisht reagoi duke ua bërë me dije se e pa gjestin, e pastaj doli nga skena.
Ky veprim i fansave u dënua nga një pjesë e përkrahësve të yllit në internet.
“Kjo është me të vërtetë zhgënjyese. Artistët meritojnë respekt dhe privatësi, si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Është thelbësore të sigurohet një mjedis i sigurt për të gjithë”, ka shkruar një komentues, njoftoi DailyMail.
Artikuj të ngjashëm
-
Shakira thyen rekord për pjesëmarrje në koncertin falas në Mexico City
-
Shakira rrëzohet në skenë gjatë koncertit, por reagon me hijeshi
-
Shakira anulon koncertin në Peru për arsye shëndetësore
-
Shakira viziton zonën e prekur nga tërmeti në Kolumbi dhe premton rindërtimin e shkollave
-
Shakira madhështon finalen