Showbiz

Sezoni i fundit i "Orange Is the New Blac" ka shikueshmërinë më të lartë në seri

Burgu Litchfield mund t’i ketë mbyllur dyert e veta përgjithmonë, por prandaj shikueshmëria e sezonit të fundit të serisë “Orange Is the New Black” është në kulmin e vet.

Më 26 korrik, në Netflix mbërriti sezoni i fundit dhe i shtatë i serisë së tyre origjinale. Kompania “Parrot Analytics” e bëri një analizë të shikueshmërisë për Variety, sipas së cilës një ditë pas premierës interesimi për serinë në SHBA është 24% më i lartë sesa një ditë pas premierës së sezonit të gjashtë, shkruan KOHA Ditore. Parrot bën analiza të tilla për ta përcaktuar se çfarë është kërkesa totale për serinë (ajo matet brenda një vendi specifik në çdo platformë dhe nuk matet çdo interes me të njëjtën forcë, p.sh. pëlqimi në Facebook do të ketë më pak vlerë sesa komentet në rrjetet sociale, hulumtimi i serisë dhe P2P downloadimi), ndërsa kjo është diçka që Netflix nuk e plason publikisht.

Image

Rezultati i analizës tregoi kështu që, brenda shtatë ditëve nga premiera interesimi për serinë ishte më i larti në SHBA, i pasuar nga tregu në Britani të Madhe.

OITNB është njëra nga seritë e para origjinale të Netflixit, ndërsa gjykuar nga analiza e shikueshmërisë, sigurisht që u shpagua për këtë shërbim të streamingut. Netflixi kohët e fundit seritë e veta origjinale i ka përfunduar me sezonin e tretë ose më herët, dhe ndoshta tani, i nxitur nga ky sukses, do t’ia mundësojë një numri të madh të serive ta kenë edhe ndonjë sezon tjetër. Kohët e fundit Netflixi e zgjati serinë 13 Reasons Why për sezonin e katërt, i cili do të jetë gjithashtu edhe i fundit.

Sezoni i shtatë i “Orange is the New Black” bën fjalë për jetën në liri të Piper (Taylor Schilling), ndërsa paralelisht e ndjekim jetën e të burgosurave të tjera, të cilat i takoi në burgun Litchfield. Në rolet e tjera shfaqen Natasha Lyonne, Uzo Aduba, Danielle Brooks, Jackie Cruz, Laura Gómez, Taryn Manning, Adrienne C. Moore, Dascha Polanco, Kate Mulgrew dhe Laura Prepon.