Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Serioziteti i Dua Lipës në Brit Awards

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, shmangu trendin e zakonshëm të fustaneve për parakalim në Brit Awards, duke përdorur veshje serioze.

Me xhaketë dhe pantallona të zeza, Dua shfaqi trupin e saj, duke mahnitur mediat e pranishme në tepihun e kuq të ndarjes së çmimeve Brit Awards që u mbajt të mërkurën mbrëma.

E pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards ishte kosovarja tjetër Rita Ora, të cilën tabloidi Daily Mail e ka quajtur “Perëndesha jeshile” pas paraqitjes së këngëtares në tepihun e kuq.

Perëndesha jeshile: Rita Ora është siguruar se ajo është bukuroshja e mbrëmjes, transmeton Koha.net.

“Këngëtarja e ‘Hot Right Now’ është shfaqur si një princeshë e përrallave me fustan të gjelbër që shkëlqente në tyl”, shkruan Daily Mail.

Edhe Dua Lipa shkëlqen në tepihun e kuq të “Brit Awards” Showbiz Dua Lipa shkëlqen në tepihun e kuq të “Brit Awards”

Rita përfundoi veshjen e saj me një xhaketë të maskuar, me një make-up me tone të tokës.

{gallery}