Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Seria e Netflixit "Dead to Me" me sezon të dytë

Seria e re humoristike e Netflixit Dead to Me tashmë është bërë me sezonin e dytë.

Komedia e zezë gjysmorëshe është në dispozicion në këtë shërbim streamingu që nga 3 maji dhe i ka 10 episode, ndërsa bën fjalë për nënën dhe të venë fitilshkurtër Jen (Christina Applegate) dhe shoqen e saj dashamirëse Judy (Linda Cardellini), e cila fsheh shumë sekrete. Në një nga rolet më të rëndësishme shfaqet edhe James Marsden si ish- i fejuari simpatik i Judy, Steve.

Image

Autore e serisë është Liz Feldman, e cila do të punojë edhe në sezonin e ri, ndërsa seria përshkruhet si një miqësi dinamike femërore, e cila përjeton episode të dhimbshme, të pacensuruara, por çuditërisht qesharake të pikëllimit, humbjes dhe faljes, shkruan KOHA Ditore.

"Jeta mund të jetë shumë e pamëshirshme edhe kur e jetoni një jetë shumë të mirë. Çfarë nëse e shkruaj një seri për pikëllimin, humbjen, që nuk e merr atë që e dëshiron dhe se jeta nuk shkon ashtu siç ke menduar?", kujton Feldman në një intervistë me “The Wrap” për atë se si i lindi ideja për serinë.

Data e saktë e sezonit të ri nuk dihet, por dihet se Applegate dhe Cardellini do t’i përsërisin rolet e tyre dhe se mund ta presim gjatë vitit 2020.