Serena Williams është një fituese e padiskutueshme, teksa e hijeshon ballinën e numrit më të ri të revistës “Vogue” në Britani të Madhe.
Kampionia amerikane e tenisit në ballinën e numrit të ardhshëm të revistës prestigjioze, shfaqet e veshur me fustan të bardhë në pozë mjaft atraktive, ndërsa brenda revistës ikonike të modës përfshihet edhe një intervistë e Williamsit, dhe disa fotografi tjera të realizuar në Londër.
Sipas një komunikate për media, në intervistën ekskluzive Williams flet për lëvizjen “Black Lives Matter”, vetëbesimi rreth trupit të saj, fuqizimi i gruas në shoqëri dhe të tjerë.
Williams e rifilloi karrierën e saj sportive në vitin 2018, pas pushimit të lehonisë. Ajo vazhdon të korrë suksese në fushën e tenisit edhe pse nuk arriti ta thyej rekordin e Margaret Courtit, e cila i ka fituar 24 turne Grand Slam gjatë karrierës së saj. Wiliams i ka 23 Grand Slam të fituara në konkurrencë individuale, transmeton Koha.
Sportistja amerikane e cila në muajin shtator i mbushi 39 vjet, javën e kaluar u largua nga loja në French Open, për shkak të një lëndimi në tejzën e Akilit në këmbë.
Edhe
Serena Williams pensionohet nga tenisi pas US Open
Numri i muajit nëntor i revistës “British Vogue” do të dalë në shitje më 9 tetor.
{gallery}