Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Selena Gomez thotë se Taylor Swift është një prej kantautoreve më të mira

Këngëtarja 27-vjeçare, Selena Gomez, ka qenë shoqe e mirë me Taylor Swiftin për disa vjet, dhe së fundmi në një intervistë e ka lavdëruar talentin e saj si kantautore.

Duke folur me prezantuesin Zane Loëe në emisionin “Apple Music's Beats 1 Radio”, Gomez i përmendi disa prej këngëve të listës së saj muzikore në shtëpi, ku përfshihej edhe hiti i mikeshës së saj Swift, “'Lover”, transmeton Koha.

“Nuk kam çfarë të them tjetër përveç se kjo këngë e shfaq saktë aftësinë e saj si tekst shkruese, duke e kombinuar muzikën e vjetër me eksperiencat dhe sfidat e jetës, në krijimin e muzikës së saj. Mendoj se talenti i saj është i pastër. Pavarësisht se e kam shoqe, unë gjithmonë do të mendoj se ajo është një prej kantautoreve më të mira,” ka deklaruar Gomez.

Në listën muzikore të këngëtares gjithashtu përfshihet, “Lose You To Love Me”, këngë kjo të cilën normalisht nuk do ta dëgjonte, por qëndrimi e mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit ia ka mundësuar t’i zgjerojë horizontet e saj muzikore.

“Supozoj që kjo karantinë më ka ofruar kohë të mjaftueshme për të dëgjuar zhanre të ndryshme muzikore,” citohet të ketë thënë këngëtarja.

Shumica e këngëve të cilat Selena Gomez ka zgjedhur t’i dëgjojë gjatë kësaj kohe, përmbajnë tekste rrëfyese, kjo për shkak se kur i dëgjon ato ndihet e inspiruar.