Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sean Paul e lanson albumin e ri muzikor të premten

Superylli global, Sean Paul, thotë se albumi i tij i ri i titulluar “Scorcha”, po vjen në kohën e duhur për t’u lëshuar nëpër ndeja, tani që njerëzit kanë filluar t’i kthehen jetës sociale pas zbutjes së masave anti-COVID anembanë botës.

“Ashtu siç kanë thënë njerëzit në të kaluarën, pas çdo pandemie jeta sociale ringjallet. Prandaj, pres që njerëzit të duan të dalin dhe të festojnë. Dhe pikërisht këtë gjë po e paramendoj tani. Njerëzit duke ndjekur ngjarje të ndryshme dhe ndeja, ku dëgjojnë muzikë me zë të lartë dhe vallëzojnë e bisedojmë me njëri-tjetrin. Mendoj se kjo verë do të jetë bomastike”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Albumi i cili i përmban gjithsej 16 këngë, përfshinë edhe bashkëpunime të këngëtarit me artistë të ndryshëm, si Sia, Ty Dolla $ign, Gwen Stefani, Shenseea, Pia Mia dhe të tjerë, raporton agjencia e lajmeve AP të martën.

Ylli i hitit “Dutty Rock” po ashtu foli për debatin rreth ceremonisë “Grammy”, kur në kategorinë e muzikës reggae u shpërblye bendi amerikan “SOJA”.

“Po qëndroja aty dhe isha i gatshëm, më kuptoni çfarë dua të them? Dhe më pas e dëgjova fjalën, ‘Fitues është...’, dhe po mendoja me vete do të jem unë ose këngëtarja Spice, por në fakt e dëgjova emrin e bendit ‘SOJA’ dhe u befasova shumë. Thash me vete, ndoshta ata po bëjnë diçka të re dhe ndryshe, që ne nuk e kuptonim apo nuk ishim të vetëdijshëm për atë. Gjithashtu, një problem i madh vazhdon të jetë fakti se në komision nuk përfshihen shumë artistë nga Jamaica. Dua të them, ky shtet është bërthama nga vjen muzika reggae”.

Albumi “Scorcha” lansohet në treg dhe nëpër platformat muzikore nga 27 maji.