Krijuesja e hitit “Gjithmonë”, Luar, shumë shpejt do të sjellë projektin e saj më të ri.
Koha.net merr vesh se Luar ka nisur xhirimet e klipit të rikthimit që do të vijë shumë shpejt.
Kënga pritet të jetë me ritme ballkanike dhe ajo mësohet se është bërë gati në studion e producentit të njohur “Cricket”.
Luar nuk ka publikuar këngë qe një kohë të gjatë, ndërsa hiti i saj i para pesë vjetëve, “Gjithmonë” është lansuar në disa versione të reja ndër vite.