Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Schwarzenegger i ndryshon shprehitë: “Tani jam 99% vegan”

Legjenda e aktrimit dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger (72) i ka lënë prapa shumë shprehi të tij të vjetra, përfshirë edhe ngrënien e mishit.

Për tre vitet e fundit, Arnie pohon se nuk ha mish, dhe se janë vetëm disa situata të jashtëzakonshme për ngrënie të mishit.

“Për momentin jam 99% vegan. Edhe pse çdo ditë ju bombardojnë se nuk jeni mashkull i vërtetë nëse nuk hani mish, kjo nuk është e vërtetë”, - tha Arnold.

Gjatë promovimit të filmit të tij të fundit 'Terminator – Dark Fate' ai pati probleme të mëdha në mbajtjen e dietës së tij.

Image

“M’i shkatërruan plotësisht planet me shumë biskota, ëmbëlsira dhe mesushqime të cilat duhej t’i testoja”, – e pranoi ai.

Edhe Arnold Schwarzenegger i zemëruar nga politikat klimatike të liderëve botërorë Showbiz Arnold Schwarzenegger i zemëruar nga politikat klimatike të liderëve botërorë

Dieta e tij e sotme është larg nga ditët e tij të rinisë, kur ai e mbante masën çdo ditë duke konsumuar sasi të mëdha të mishi, tonit dhe vezëve, ndërsa në filmin 'Escape Plan' në vitin 2013, Schwarzenegger në një përleshje madje e thotë fjalinë 'godet si një vegjetarian', shkruan KOHA Ditore.

Edhe pse ai e ka mbajtur dikur një post të lartë politik, Arnie sot pretendon se e urren politikën. Sidoqoftë, ai është i angazhuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe e mbështet Greta Thunbergun (16), duke ia huazuar kështu automobilin e tij elektrik Hummer. Një nga shumë automobilat në koleksionin e tij të madh të automobilave ekskluziv.