Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Samuel L. Jackson do ta luajë legjendën e funkut, George Clinton, në biopikun e ri

Samuel L. Jackson do ta ekranizojë ikonën e funkut, George Clinton, në një biopik të ri rreth disko-mbretit Neil Bogart.

Kompozitori i viteve 1970 është autor i hiteve nga The Isley Brothers, Parliament, Donna Summer, Gladys Knight dhe The Village People, dhe tani jeta dhe karriera e tij do të shfaqen në filmin “Spinning Gold”, i cili do të bëhet me regji të djalit të Bogartit, Timothy, nga skenari i tij, shkruan KOHA Ditore.

Produksioni do të fillojë në Montreal muajin e ardhshëm, sipas Deadline.

Jacksonit, si udhëheqës i Parliament, do t’i bashkohet Kenan Thompson si themeluesi i Motown Berry Gordy, Jason Isaacs si babai i Neil Bogartit, Jason Derulo si legjenda e R&B Ron Isley dhe komediani D.L. Hughley si Bootsy Collins.

Jazmine Sullivan ka pranuar ta ekranizojë Gladys Knight, ndërsa Neil Patrick Harris do ta luajë bashkë-menaxherin e KISS, Bill Aucoin.

I nominuari për çmimin Tony, Jeremy Jordan, do ta luajë rolin e Bogart.