Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sam Smith e pranon se në moshën 12-vjeçare kishte pasur intervenim në gjoks

Muzikanti i njohur Sam Smith ka folur hapur për pamjen e tij në një intervistë të re me “I Weigh Interviews” dhe e pranoi se në moshën 12- vjeçare e ka bërë reduktimin e gjoksit me liposuksion.

Smith tha se komplekset për shkak të pamjes kanë qenë gjithmonë shkaqet më të mëdha të depresionit të tij.

“Tekstualisht e gjitha për të cilën kam qenë i pikëlluar ndonjëherë ishte pesha ime. Unë luftoj me të çdo ditë”, e pranoi Smith.

Në një intervistë me Jameel Jamil, Smith kujton se si në ditët e tij të rinisë e sfidonin për shkak të gjoksit të rritur, ndërsa liposuksionin ai vendosi ta bënte kur, siç thotë ai, një djalë e kapi për gjoksi në sheshin e lojërave, shkruan KOHA Ditore.

“Kam bërë liposuksion në moshën 12-vjeçare. Në atë kohë kam menduar se jam shumë i lumtur për këtë. Megjithatë, asgjë në fakt nuk ka ndryshuar. Mendoj se e kam kthyer peshën brenda dy javësh, sepse nuk i kam kushtuar vëmendje dietës sime. Por të kesh liposuksion në moshën 12-vjeçare është me të vërtetë një gjë e madhe”, tha Smith.

Edhe pse ka kaluar momente të shumta të depresionit të rëndë, Smith thotë se ndihet më mirë në muajt e fundit për shkak se ka filluar me terapi në fund të vitit të kaluar.

Edhe Jessie J dëshiron të ndryshojë narrativën rreth diagnozës së kancerit Showbiz Jessie J dëshiron të ndryshojë narrativën rreth diagnozës së kancerit

Smith gjithashtu foli për identitetin e tij gjinor në një intervistë. Siç tha ai, për një kohë ai kishte menduar për ndryshimin e gjinisë, por me kohë mësoi ta pranonte veten siç është.

“Ndoshta nuk jam mashkull, ndoshta as edhe femër. Ndoshta jam vetëm unë dhe ndoshta kjo është në rregull”, tha Smith.