Aktori do të ketë një rrugë në Otavia të emëruar sipas tij, ngaqë qyteti zë “vend të veçantë në zemrën e tij”.
Aktori 45-vjeçar, i cili vjen nga qyteti kanadez Vankuver - do të bëhet kombëtarisht i njohur me hapjen e Rrugës së Ryan Reynolds, e cila është e vendosur në fund të qytetit në lindje.
Jim Watson, kryebashkiaku i Otavës, është shprehur në Twitter: “Është e qartë se Otava ka një vend të veçantë në zemrën e Ryan – dhe për nder të tij unë do të paraqes një mocion sot për të vendosur një rrugë me emrin e tij. Ryan Reynolds Way do të vendoset në një nënndarje të re në skajin lindor. Mezi presim ta shohim të hapur së shpejti!”.
Ylli i “Deadpool” - i cili ka vajzat James, shtatë, Inez, pesë, dhe Betty dy, me gruan Blake Lively - iu përgjigj lajmit duke e quajtur atë një "nder të jashtëzakonshëm" dhe bëri shaka se në këmbim do t'i riemëronte njërin prej fëmijëve të tij Ottawa.
"Ky është një nder i jashtëzakonshëm dhe marrëveshja është marrëveshje, Kryetar... Unë e ndryshova emrin e vajzës sime në Otava", ka shkruar ai në një postim në Twitter.
Njohja vjen pasi Ryan dhe Blake kishin bërë disa donacione për kauza në të gjithë Kanadanë, përfshirë bankën ushqimore të Otavës.
Edhe
Keanu Reeves me këshillë për aktorët që ëndërrojnë Hollywoodin
Ryan ka bashkëpunuar gjithashtu me Shëndetin Publik të Otavës për të luajtur Bruce, një praktikant i pafat i mediave sociale - si dhe inkurajoi njerëzit të mbanin një maskë dhe të vaksinoheshin kundër COVID-19 në një varg postimesh në Twitter, profili i të cilit u bë viral.
Kur u zbulua se Ryan ishte pas postimeve satirike, Shëndeti Publik i Otavës është shprehur: "Ne ishim të kënaqur kur zoti Reynolds pranoi të merrte pjesë.
"E vlerësojmë që z. Reynolds mori kohën jashtë orarit të tij të ngjeshur për të na ndihmuar ta shpërndajmë këtë mesazh të rëndësishëm të shëndetit publik”.