Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rrëfimi i aktorit Downey Jr. për ditët në burg

Në vitin 1999, Downey u dënua fillimisht me tre vjet burgim në Qendrën e Trajtimit të Abuzimit me Substanca në burgun shtetëror në Kaliforni, pasi humbi një numër testesh droge të urdhëruara nga gjykata lidhur me një akuzë për posedim kokaine në vitin 1996. Ai do të përfundonte vetëm një vit, pasi do të lirohej para kohe në vitin 2000 me kusht

Aktori Rober Downey JR. ka thënë se “ne jemi programuar që, brenda një kohe të shkurtër, të jemi në gjendje të përshtatemi me gjërat që në dukje janë të pamundura”, dhe gjithashtu producenti Douni ka shtuar se për të ka gjëra edhe më të këqija që mund t’i kishin ndodhur sesa të dërgohej në një institucion me siguri të lartë.

Ylli i Iron Man u hap në një bisedë rreth kohës së tij në një burg shtetëror të Kalifornisë gjatë një episodi, të hënën, të podcastit Armchair Expert. Ndërsa fliste me mikun dhe bashkë-prezantuesin e podcastit Dax Shepard për vdekjen e babait të tij, "aktin e tretë" të tij dhe shfaqjen e tij të re Max Downey's Dream Cars, ai tregoi rreth vitit të tij në burg gjatë fundit të viteve '90.

Ndërsa fliste për mohimin e tij për çështjet e tij të abuzimit me substancat narkotike, Downey kujtoi se ishte "mbidënuar” sipas tij nga një gjykatës “i zemëruar" dhe u dërgua në burgun shtetëror “North Kern” në Delano të Kalifornisë. Ai këtë burg e përshkroi si një qendër pritëse ku ata vendosin se ku do të shkoni pastaj, atij ky vend i është dukur si vendi më i rrezikshëm që ka qenë ndonjëherë në jetë sepse aty mbahen bashkë në një vend të burgosurit e niveleve të ndryshme të sigurisë.

Ai, ndër të tjera, ka shpjeguar se në atë institucion mund ta ndiente “të keqen” nëpër ajër e nuk ishte aspak problem të ndihej kjo gjë pasi që i dukej sikur ishte në një nga “getot” më të këqija ndonjëherë. Aktori u shpreh se i dukej se nuk kishte kurrfarë mundësie që të shfaqej diçka pozitive pasi që kishte vetëm kërcënime.

“Është me të vërtetë ai ndryshimi midis të aktruarit sikur je i gatshëm të bësh keq dhe në fakt të jesh i gatshëm të bësh keq", vazhdoi ai.

Edhe “Iron Man” strehon në shtëpi aktorin Hammer Showbiz “Iron Man” strehon në shtëpi aktorin Hammer

Në vitin 1999, Downey u dënua fillimisht me tre vjet në Qendrën e Trajtimit të Abuzimit me Substanca në burgun shtetëror në Kaliforni, pasi humbi një numër testesh droge të urdhëruara nga gjykata lidhur me një akuzë për posedim kokaine në vitin 1996. Ai do të përfundonte vetëm një vit, pasi të lirohej para kohe në vitin 2000 me kusht.

Në podcast, Downey tha se gjëja më e afërt me të cilën mund ta krahasonte qëndrimin e tij në atë burg ishte sikur të dërgohej në një planet të largët ku nuk ka rrugë për në shtëpi derisa planetët të rreshtoheshin.