Vazhdon të mbetet ndër emrat e preferuar të publikut dhe jo më kot. Rovena Stefa mbetet ndër artistet aktive që i ka rezistuar kohës.
Kësaj radhe, për “Express”, ajo rrëfen shumë gjëra, duke filluar me periudhën pandemike që e ka penalizuar edhe Rovenën, si qytetare dhe njëkohësisht si artiste.
Masat kufizuese si pasojë e pandemisë të hyra në fuqi gjatë tërë vitit 2020 dhe këtij viti, për të mbeten absurde, ashtu siç reagonte gjatë tërë kohës në rrjete sociale.
Si këngëtare e muzikës live, i kanë munguar organizimet e tilla. Megjithëse ka rifilluar sërish me disa mbrëmje, po i mban me kufizime.
“Le të thyhen gotat” është një nga këngët që zuri fill gjatë pandemisë, e që erdhi me ngjyra mjaft melankolike.
Përveç vëmendjes si artiste, Rovena jo rrallë përbën lajm me jetën e saj private. Së fundi kishte lajme se është në lidhje me një djalë nga Kosova. E si qëndron e vërteta, e tregon vetë.
Duke mos anashkaluar projektet e fundit, këngët e vjetra ia kanë vulosur karrierën. “Burrë të martuar dashurova”, “Dasma” dhe “Malli” vazhdojnë të dëgjohen edhe sot. Por si i sheh ajo këto këngë tash dhe a do të kishte ndryshuar diçka në to?
Edhe
“Marigona” vulos “Përjetësisht” kapitullin 35-vjeçar
Sa i përket situatës aktuale me pandeminë dhe ligjet kufizuese në fuqi, Rovena ka një kërkesë drejtuar qeverive, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, që të ndihmojnë drejtuar situatës së rënduar.
Pa marrë parasysh situatën, për Rovenën muzika nuk ndalet, ndaj edhe ajo premton që vera do të vijë me projekte të reja, porse a do të jetë një ose disa sosh, mbetet të shihet.