Rosie Huntington – Whiteley ka bërë të ditur se është sërish shtatzënë.
Supermodelja e famshme amerikane është në pritje të fëmijës së dytë, me të dashurin, aktorin hollivudian, Jason Statham.
Huntington-Whiteley dhe Statham kanë një djalë së bashku, të quajtur Jack.
Rosie, 34-vjeçare e ka bërë të ditur lajmin për pritjen e ëmbël përmes një serie të fotografive të cilat i ka ndarë me 13.2 milionë ndjekës në Instagram.
Ajo dhe Jason 54-vjeçar janë në lidhje që një kohë të gjatë.

Artikuj të ngjashëm