Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Roshelle shkon në premierë me fustan të tejdukshëm

Këngëtarja italiane Roshelle (24) ishte e pranishme në premierën e 'Hustlers’, në të cilin luan Jennifer Lopez (50), me ç’rast e rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve. Derisa po shëtiste nëpër tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Romë, ajo i la pak imagjinatës së vizitorëve.

Ajo e kishte veshur një fustan transparent, i cili ngjante me një rrjetë ari të vendosur mbi trup. Ajo nuk kishte jelekë nën fustan, ndërsa kishte veshur brekë me ngjyrë lëkure. Shumë media të huaja e quajnë këtë kreacion 'fustan lakuriq'.

Image

Roshelle u bë e famshme në sezonin e dhjetë të 'X Factorit' italian, ku përfundoi e katërta, shkruan KOHA Ditore. Ajo tani për tani i ka regjistruar disa single dhe duete, ndërsa në të fundit, i cili u publikua muajin e kaluar, ajo bashkëpunoi me reperin Lele Blade (30). Kënga 'MAMA' i ka një milion shikime.

Image

Përndryshe, kjo nuk është hera e parë për muzikanten që ka veshur ‘fustan lakuriq’, ndërsa edhe në rrjetet sociale ajo poston foto me pamje gjysmë lakuriqe. Ajo shpesh pozon edhe toples.

Në premierën në Romë, përveç Roshelle, kishte shumë yje italiane, por Roshelle ishte e vetmja që e kishte një kombinim aq të dallueshëm të modës.