Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rosalia konfirmon datat e koncerteve të turneut “Motomami World Tour”

Këngëtarja spanjolle, Rosalia, i ka bërë publike datat e koncerteve të turneut masiv botëror, i cili ka për qëllim promovimin e albumit të saj të ri me titull “Motomami”.

Turneu fillon në muajin korrik me 12 performancat e para në Spanjë. Në tërësi përbëhet nga 46 koncerte që zënë vend në 15 shtete të Evropës, Amerikës Veriore dhe Amerikës Latine, kurse përmbyllet në fund të vitit 2022.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LA ROSALÍA (@rosalia.vt)

 

Revista “Variety” e quajti albumin e tretë muzikor të Rosalias, “Motomami”, një incizim inovativ nga ana muzikore. Të gjitha këngët janë në gjuhën spanjolle dhe e sjellin këngëtaren në stilin e saj unik të të kënduarit, por gjithashtu duke eksperimentuar me tinguj të ri të zhanrit pop dhe hip-hop.

Rosalia shquhet si një talent i rrallë në muzikë dhe konsiderohet superylli i radhës global. Pothuajse çdo këngë e saj, qoftë në gjuhën angleze apo spanjolle, është shndërruar në hit të menjëhershëm dhe ylli latin vazhdon të jetë një prej këngëtareve më të kërkuara për bashkëpunime nga artistë të ndryshëm.

Ajo gjithashtu ofron performanca të mrekullueshme në koncertet e saj, përfshirë këtu vallëzimet moderne të kombinuara me ato tradicionale të muzikës flamengo. Prandaj, fansat e këngëtares që do të kenë rastin t’i përcjellin koncertet e turneut të radhës, janë të entuziazmuar dhe mezi presin të shohin se çfarë do të sjell kësaj radhe në skenë, raportoi të martën revista “Variety”.

Edhe Rosalia paralajmëron albumin e ri “Motomami” për vitin 2022 Showbiz Rosalia paralajmëron albumin e ri “Motomami” për vitin 2022

Biletat e turneut “Motomami World Tour”, dalin në shitje nga 22 prilli.

Albumi “Motomami” u lansua në mars të këtij viti dhe deri më tani e ka gëzuar një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor. Shtatë prej këngëve të albumit, Rosalia tashmë i ka prezantuar me videoklipe. Ato janë, “Saoko”, “Hentai”, “Motomami”, “La Fama”, “Chicken Teriyaki”, “Diablo” dhe “Candy”.

Përktheu: Edona Binaku