Kur vjen momenti i dhuratave, Cristiano Ronaldo nuk kursehet aspak, aq më tepër kur bëhet fjalë për të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.
Bizhuteri, fustane, çanta të shtrenjta dhe makina sportive, janë disa nga dhuratat për bukuroshen 27-vjeçare, por e fundit është e një tjetër dimensioni.
Ronaldo bleu një vilë për Georginan me vlerë 2,5 milionë euro, jo në Torino ku ata po jetojnë me fëmijët e tyre, por në Madrid.
Paraqitjet e portugezit kanë qenë zhgënjyese në ndeshjet e fundit me Juventusin dhe aludimet për një largim të mundshëm të tij tashmë kanë nisur prej kohësh.
Vila e fundit në Madrid i hedh më shumë “benzinë zjarrit” për largimin e mundshëm. \ a2news

Artikuj të ngjashëm
-
Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez
-
Ndarja me Georginan do t’i kushtonte shtrenjtë Ronaldos
-
Çmimi dhe vetura luksoze e Ronaldos është e jashtëzakonshme
-
Cristiano Ronaldo konfirmon martesën me Georgina Rodriguez
-
Cristiano Ronaldo tregon se u përlot kur i propozoi martesë Georgina Rodriguezit