Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ronaldo e Georgina larg martesës

Foto: Reuters

Në fund të vitit të kaluar, Cristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të suksesshëm në botë, u fejua me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Të gjitha mediat e botës menjëherë filluan të shkruanin se çifti do të dilte shpejt para altarit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, Georgina tani ka zbuluar se dasma nuk do të mbahet edhe për një kohë, transmeton KsP.

“Do të doja të bëhesha gruaja e tij, por për momentin kemi përparësi të tjera. Në të ardhmen, do të ishte mirë të bëhem gruaja e tij”, tha ajo.

Aktualisht për çiftin s’po konsiderohet se është koha e duhur për martesë. Babai i Georgina vdiq pak ditë më parë, dhe Ronaldo kohët e fundit është ndjekur penalisht për evazion fiskal.

“Cristiano është mbështetja ime e madhe, kujdeset për mua në këtë periudhë të vështirë. Ai dhe fëmijët janë gëzimi im", tha Georgina.

Çifti i famshëm jeton së bashku në Torino, dhe pak më shumë se një vit më parë, ata u bënë prindërit e vajzës Alana Martin.