Ylli i “Red Hot Chili Peppers”, Flea, është martuar me stilisten e modës Melody Ehsani, shkruan KOHA Ditore.
Rockeri u martua me të fejuarën gjatë fundjavës dhe postoi në mediat sociale të martën për ta ndarë lajmin e gëzueshëm.

"Jeta ime ka ndryshuar përgjithmonë dhe unë jam përjetësisht i përulur dhe mirënjohës," shkroi Flea nën një foto të ditës së martesës. “Personi që më sheh mua të gjithin dhe e di se kush jam. Gruaja ime @melodyehsani."
Ehsani gjithashtu ka postuar foto nga ceremonia martesore, duke shtuar: "Këtë fundjavë u martova me mikun tim më të mirë. Me siguri, bashkëpunimi im më i mirë deri më tani. Ti je e gjithë zemra ime @flea333."