Ylli i filmave “Twilight”, i është adresuar komenteve që i ka bërë së fundmi, duke thënë se personazhi i njohur i filmave “Batman” nuk është superhero.
Aktori 33-vjeçar i cili do ta portretizojë personazhin e njohur në filmin e ardhshëm të Matt Reeveit, “The Batman”, vitin e kaluar kishte deklaruar që nuk mendon se ky personazh është një superhero, duke u bazuar në idenë se Bruce Wayne nuk ka “fuqi magjike”. Por, deklarata e tij nxiti reagime të shumta te adhuruesit e “DC Comics”.
Pattinson, më në fund i është kundërpërgjigjur skandalit të vitit të kaluar, duke e pranuar se ende nuk e kupton mirë dhe nuk pajtohet me argumentin rreth termit “superhero”, transmeton Koha.net.
“Nuk jam edukuar ende rreth kësaj teme. Njerëzit u patën hidhëruar shumë nga komenti im, dhe mua më duket e çuditshme kjo gjë. Ende nuk e kuptojë mirë këtë argument. Por, OK, ai është një superhero dhe më vjen keq për fjalët që i kam thënë,” ka deklaruar aktori në një intervistë të publikuar nga “Time Out”.
Të martën u bë i ditur lajmi se xhirimet për filmin e ri “The Batman” tashmë kanë filluar, ndërsa ai pritet të filloj së shfaquri nëpër kinema më 21 qershor të vitit 2021.
-
Robert Pattinsoni thotë se roli i tij i Batmanit është më i errët
-
Ben Affleck mendon se Robert Pattinson do të jetë një Batman i “mrekullueshëm”
-
Robert Pattinson, zyrtarisht “Batman”-i i ri
-
George Clooney me asnjë kusht s’do të kthehej në rolin e Batmanit
-
“The Batman” vazhdon të jetë filmi më i shikuar në Amerikë