Showbiz

Robert Downey Jr. do të shpallet legjendë e “Disneyt”

Robert Downey Jr. do të nderohet me mirënjohjen “Disney Legend”. Aktori do të njihet për punën e tij në ekranizimin e Tony Stark/Iron Man në filmat e Marvel Cinematic Universe (MCU), të cilët janë pronë e Disney, dhe atë në ngjarjen D23 Expo në gusht të vitit 2019.

Jon Favreau, njeriu që e angazhoi aktorin për rolin në fjalë dhe e bëri regjinë dhe luajti në dy filmat e parë të Iron Man, gjithashtu do ta marrë të njëjtin çmim.

Robert e luajti miliarderin playboy i cili bëhet superhero për herë të fundit në filmin e muajit të kaluar (prill 2019) “Avengers: Endgame”, vazhdimin e 22-të në franshizën që filloi me rolin e tij në Iron Manin e vitit 2008, shkruan KOHA Ditore.

Aktori zanor i Darth Vader, James Earl Jones, kompozitori i filmit Hans Zimmer, Bette Midler, transmetuesja e ABC News, Diane Sawyer, dhe aktorja Mulan Ming-Na Wen janë gjithashtu në mesin e atyre që do të nderohen në D23.

Duke i lavdëruar legjendat e reja të “Disneyt”, kryetari i kompanisë Bob Iger, tha: "Çmimi Disney Legends është nderi më i lartë që mund ta japim; është një njohje e talentit, një festim i arritjeve dhe një shprehje e mirënjohjes së thellë për burrat dhe femrat e shquara që e kanë lënë një shenjë të pashlyeshme në kompaninë tonë dhe trashëgiminë tonë krijuese".

Bob do ta udhëheqë ceremoninë në Anaheim Convention Center në Kaliforni më 23 gusht.