Robbie Williams e ka barazuar rekordin e Elvis Presley për më së shumti albume në pozitën numër një në top-listat britanike në mesin e solo artistëve dhe madje pas albumit të tij të 13-të në pozitën nr. 1.
Ish-ylli i "Take That" kishte frikë se nuk do ta arrinte këtë kur The Christmas Present debutoi në pozitën numër dy javën e kaluar, por ky album festiv e rrëzoi albumin e Coldplay Everyday Life në top-listën e re.
The Beatles e mbajnë rekordin e përgjithshëm me 15 albume në pozitën numër një.
Albumi i ri i Coldplay bie në pozitën numër tre në top-listën e re, pas hit projektit të ri filarmonik të Rod Stewart, “You Are in My Heart”, ndërsa “Divinely Uninspired To A Hellish Extent” i Lewis Capaldi dhe “Back Together” i Michael Ball & Alfie Boe e përmbyllin top-pesëshen britanike.
Këngëtarja australiane Tones & I gjithashtu është barazuar me një rekord në Mbretërinë e Bashkuar, duke u barazuar me singlin më të gjatë në pozitën nr. një nga një artiste femër – hiti i saj Dance Monkey është barazuar me rekordin e vendosur nga “I Will Always Love You” të Whitney Houston nga viti 1992 të cilin gjithashtu e kishte barazuar “Umbrella” e Rihannës në vitin 2007, shkruan KOHA Ditore.
“Before You Go” nga Lewis Capaldi dhe “Own It” nga Stormzy, Ed Sheeran & Burna Boy e përmbyllin top-treshen në top-listën e singleve.
Capaldi është favoriti aktual i bastvënësve britanikë për vendin e parë të Krishtlindjeve në dy javë.