Një nga këngëtaret me origjinë shqiptare, e njohura në mbarë botën, nuk harron t’i tregoj rrënjët apo të vërtetoj se shqipja e saj është shumë e mirë.
Bëhet fjala për Rita Orën, e cila është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në story-n e saj në “Instagram” një video, ku shfaqet duke folur shqip me një vogëlush, përcjell Shekulli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVideoja është realizuar gjatë qëndrimit të Ritës në Kosovë, e cila mbajti koncert më 17 shkurt të 2018-ës.
Teksa po qëndronte në hotel, këngëtarja dhe vogëlushi po shikonin nga dritarja qytetarët që ishin mbledhur në shesh për ta dëgjuar atë ‘live’.
Djali i vogël duket konfuz dhe pyet Ritën herë pas here se pse janë mbledhur kaq shumë njerëz, të cilët sipas tij kanë shkaktuar trafik dhe çfarë presin ata. E qeshur këngëtarja i përgjigjet vogëlushit por gjithashtu ia përkthen bisedën miqve të saj të huaj që nuk dinë shqip.
Ndërsa në postimin e saj në story Rita shkruan: “Gjithmonë duke përfaqësuar Shqipërinë”.
{gallery}