Ajo së fundmi është rikthyer në Los Anxhelos pas xhirimeve të “The Voice Australia”.
Rita Ora ka thënë se është “e emocionuar” për publikun që do ta shohë emisionin e talenteve, kur të transmetohet këtë vit.
Rita ka thënë për “Daily Telegraph”: “Jam shumë e emocionuar që i jam bashkuar panelit të trajnerëve në ‘The Voice Australia’ këtë vit. Ndihem e nderuar që jam pjesë e një emisioni, ku të gjithë jemi kaq të frymëzuar dhe të përkushtuar për t’i bërë ëndrrat realitet”.
Deklaratat entuziaste vijnë pasi Rita u largua nga Australia kur ishte në lidhje romantike me regjisorin e filmit “Thor”, Taika Waititi.
Para se të largohej nga vendi javën e kaluar, këngëtarja u pa me Waititin dhe aktoren Tessa Thompson pas një ndeje. Treshja dukej se ishte në humor të mirë.
Sipas një raporti në “The Daily Telegraph” të premten, labelit të yllit britanik nuk i kishin pëlqyer fotografitë. “Nuk u pëlqeu kjo sjellje. Kështu dëgjova”, ka thënë për gazetën një burim që ka punuar me Ritën.
Sidoqoftë, “Warner Music” ka thënë se mezi e ka pritur rikthimin e saj në qytet.
Një përfaqësues tha: “Rita është një artiste e mrekullueshme dhe e zellshme dhe mirë që ishte në Australi. Po presim që të rikthehet së shpejti këtu”.
Para se të nisej për në Amerikë, Rita kishte punuar për emisionin australian “The Voice Australia” për disa muaj.
Ajo gjithashtu kaloi shumë kohë me të dashurin e saj të ri, regjisorin 45-vjeçar të filmit “Thor”, Taika, me të cilin jetoi në shtëpinë e tij gjatë qëndrimit atje.
Rita dhe Taika dolën publikisht në fund të prillit, kur mbërritën së bashku në premierën e RuPaulit, “Drag Race Down Under” në Shtëpinë e Operës në Sidnei.
Ata iu shmangën fotografimin në tapetin e kuq, por u ulën krah për krah në rreshtin e parë, kur u ndodhën brenda vendit të ngjarjes.
Besohet se Taika u nda nga gruaja e tij, Chelsea Winstanley, më 2018 pas shtatë vjet martese. Ata kanë dy vajza, Te Hinekāhu, 8-vjeçare dhe Matewa Kiritapu, 5-vjeçare.