Këngëtarja Rita Ora ka marrë fyerje të rënda për ngjarjet e saj të fundit rreth Conor McGregorit dhe Beyoncet, por ajo beson se është keqkuptuar gjatë këtyre viteve.
Ajo thotë se ishte viktimë e mbikëqyrjes, dhe ende vazhdon të jetë për shkak të jetës që bën, transmeton Koha.net.
“Kam qenë viktimë e mbikëqyrjes së tepërt, ende jam, thjeshtë është bota në të cilën jetoj, thjeshtë është kështu, por mund të mbijetosh. Doja ta bëja këtë dhe të jem një grua në këtë industri që ka kapacitetin t’i dëgjohet zëri”, është shprehur Ora, raporton Daily Star.
Ajo më tutje ka shtuar, “kam shkuar në Afrikë dhe kam takuar fëmijët në fshatra që s’e kanë idenë se çfarë po ndodh dhe gjëra të tjera. Dhe e kam shikuar jetën krejtësisht në mënyrë tjetër, prandaj i shoh gjërat ndryshe dhe dua të jem zëri i njerëzve”.
-
Mesazhi i Rita Orës për botën: Respektoni njerëzit pasi s’e dini si mund të kthehen në jetën tuaj
-
Rita Ora nën presionin e famës
-
Rita Ora flet për herë të parë për marrëdhënien e saj me Rihannan
-
Rita Ora kritikon mediat ngase i japin shumë vëmendje jetës së saj personale
-
Rita konfirmon lidhjen me këngëtarin amerikan