Këngëtarja Rita Ora (28) këndoi në një ngjarje të organizuar nga shoqata bamirëse “Sentebale: e themeluar nga princi Harry (34). Në koncertin bamirës, duka i Sussexit i uroi mirëseardhje Ritës dhe poetit George the Poet (28) gjatë kremtimit të kulturës afrikane dhe perëndimore. Gjatë koncertit në prapaskenë princi e përqafoi këngëtaren e popit e cila në shoqëri të nënës, psikiatres Vera, e falënderoi atë për ftesën. Rita e takoi për herë të parë Harryn në vitin 2016 në ceremoninë e çmimeve të BBC Radio 1.
Shoqatën “Sentebale Harry” e themeloi në vitin 2006, ndërsa ajo kujdeset për mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve nga Lesoto, Malavi dhe Botsuana, të cilët janë të sëmurë nga HIV-i dhe AIDS-i, raporton The Sun.

“Jemi të entuziazmuar që princi Seiso (53) dhe disa nga avokuesit tanë do të bashkohen me disa nga interpretuesit më të mirë për ta ndihmuar Sentebale që ta ofrojë një program të qëndrueshëm dhe cilësor për fëmijët dhe të rinjtë e sëmurë, duke u mundësuar atyre një jetë të shëndetshme, të lumtur dhe produktive”, - tha Richard Miller, drejtor ekzekutiv i shoqatës, shkruan KOHA Ditore.
Princi Harry dhe Meghan Markle, 37 vjeç, e festuan kohët e fundit përvjetorin e martesës dhe lindjen e Archie. Princi u largua shkurtimisht nga bashkëshortja dhe djali për t'iu bashkuar koncertit të cilin e ndoqën shumë fytyra të njohura, përfshirë Tom Hardy, James Norton, Gemma Arterton dhe shumë të tjerë.
“Jam shumë e emocionuar. Një shi i vogël nuk do ta dëmtojë askënd. Jam e lumtur që jam këtu, që mund të mbështes dhe të përpiqem të mbledh para për një gjë kaq të madhe”, - tha Ora.